Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Fëmija ndez veturën në Pejë, një qytetar ndërhyn dhe e parandalon më të keqen

Fëmija ndez veturën në Pejë, një qytetar ndërhyn dhe e parandalon më të keqen

Në Pejë, është publikuar një video që tregon një situatë të rrezikshme ku një fëmijë shihet duke dalë nga një veturë e cila fillon të lëvizë pa kontroll.

Sipas përshkrimit të videos së publikuar nga Indeksonline, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi fëmija e ka ndezur veturën në mënyrë të paqëllimshme.

Në pamjet e publikuara, një person shihet duke dalë me shpejtësi nga një lokal dhe duke ndërhyrë për ta ndaluar automjetin, duke parandaluar përshkallëzimin e mundshëm të situatës dhe një aksident të rëndë.

Rrethanat e sakta të ngjarjes nuk janë bërë të ditura zyrtarisht.