Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka deklaruar se partia e saj ka qenë e angazhuar në mënyrë të vazhdueshme për të tejkaluar krizën politike dhe për të ndihmuar në konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Fejza theksoi se VV-ja ka vepruar gjithmonë në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe se ka marrë pjesë në të gjitha proceset parlamentare që lidhen me krijimin e institucioneve.
Fejza shtoi se Lëvizja ka ofruar ide konkrete për të dalë nga situata aktuale, por sipas saj, opozita nuk po jep sinjale gatishmërie për kompromis.
“Ne nuk e kemi refuzuar asnjë ftesë që ka qenë deri tash për me dalë prej situatës dhe jemi munduar që prej secilit takim me jep ide edhe propozime, në të gjitha është lëvizje prej pozicionit tonë fillestar, por asnjë s’po mjafton për opozitën”, tha ajo.