Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Fejz Bujupi rrëfen fëmijërinë dhe rrugëtimin e tij nga policia drejt UÇK-së: “Më larguan prej pune…”

Fejz Bujupi rrëfen fëmijërinë dhe rrugëtimin e tij nga policia drejt UÇK-së: “Më larguan prej pune…”

Në një intervistë për emisionin “Kujtime N’Hije” në Arberia TV, ish-ushtari i UÇK-së, Fejz Bujupi, ka rrëfyer detajisht jetën e tij të hershme dhe rrugëtimin drejt Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka treguar për fëmijërinë e tij:

Fëmijëria imë ka qenë me një familje mesatare, babai ka punuar në Slloveni, migja ka qenë mësues i Biologjisë edhe kushtet i kemi pasur mesatare, nuk kena hjek për diçka se baba ka punu në Slloveni, tesha e kto i kena pas se na ka majt, po edhe rroga e arsimtarit ka qenë e mirë edhe migja që ka qenë këtu, ai u dasht çdoherrë me kanë këtu e gjitha na ka ble tesh, patika, trenerka”.

Fejz Bujupi ka përshkruar gjithashtu pasionin e tij për sportin dhe karrierën e hershme si pjesëtar i Policisë së Kosovës:

Edhe ne si familje krejt jei marrë me sport, unë si i ri jam marrë me sport prej klasës së shtatë e deri kur jam inkuadru njëherë në polici, ku kam qenë 10 vjet vite polic i Kosovës. U regjistrove në fakultetin e edukatës fizike, edhe shkova në vitin e parë të fakultetit edhe u hap një konkurs për polic për me u trajnu edhe u pranova se meqë isha pjesë e fakultetit të edukatës fizike i plotësojsha të gjitha kushtet për me u bo polic. Edhe u pranova dhe pastaj u bëra civil, kështu u bëra polic deri në 1998 kur na larguan prej pune”.

Ai ka kujtuar momentet kur iu hoqën të gjitha të drejtat si polic për shkak të mospranimit të regjimit të Millosheviqit:

Na i lëshuan dokumentet që na kanë larguar prej pune se nuk e pranun regjimin e Millosheviqit që e pati bo, ku e murr Kuvendimn e krejt, pra na u hjeken të gjitha të drejtat edhe kom nejt te shpija. Të gjithë shokët e mijë që kanë qenë polic janë largu kanë shku jashtë vendit, unë nuk kam pranu se nuk kam dashut kurrë me shku jashtë vendit”.

Më pas, ai ka treguar se si u inkuadru në UÇK:

Masi që jam largu nga puna, në 98 veçse filluan me u lajmëru, unë e kam pas shok Sokol Krasniqin, edhe ai po më thotë ‘Fejzë unë jam i kyqur në UÇK, a don me ardhë’. Më 25 prill jam inkuadru në UÇK, edhe prej aty kemi shku në Shqipëri, 10 ditë, jam armatos edhe jam kthy në njësitin ‘Pllumi’ në Negrovc. Pastaj jam përcaktuar përcjellës i shtabit të përgjithshëm”.