Duket shumë e vështirë që ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit të zhvillohet ashtu siç ishte e paraparë të dielën e 15 tetorit.
Lufta që ka nisur mes Izraelit dhe Rripit të Gazës ka bërë që ndeshja e parë e izraelitëve ndaj Zvicrës të anulohet.
Në fakt shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka ndaluar të gjitha ndeshjet e të gjitha grupmoshave të Izraelit që ishin paraparë të zhvillohen në territorin e tyre.
Mediumi izraelit ‘Sport1’ ka raportuar ditën e sotme se janë te Federata e Futbollit të Izraelit janë të sigurt se ndeshja ndaj Kosovës nuk do të zhvillohet ditën e diel siç ishte e paraparë.
Gjithnjë sipas këtij mediumi kjo ndeshje do të shtyhet dhe vetëm është në pritje vendimi zyrtar i UEFA-s.
Megjithatë FFI dhe UEFA janë në bisedime për terminin e ri të ndeshjes e që pritet të jetë në muajin dhjetor.
/TV Arbëria