Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Federata e Futbollit e Kosovës feston 10-vjetorin e pranimit në UEFA dhe FIFA

Federata e Futbollit e Kosovës feston 10-vjetorin e pranimit në UEFA dhe FIFA

Federata e Futbollit e Kosovës ka shënuar sot 10-vjetorin e pranimit në UEFA dhe FIFA, një moment historik që ka vulosur rrugëtimin e gjatë dhe sfidues të futbollit kosovar.

Kjo ditë e veçantë është shënuar me një sërë aktivitetesh të organizuara në Kampi Nacional në Hajvali, ku morën pjesë ekipe përfaqësuese nga Policia e Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës, Ambasada Amerikane në Kosovë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, duke reflektuar unitetin dhe mbështetjen për sportin dhe shtetin.

Festimet nisën me një ndeshje emocionuese të Kombëtarja e Amputuarve e Kosovës, e cila solli një mesazh të fortë për fuqinë e vullnetit dhe dashurinë për lojën përtej çdo sfide.