Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë të ditur se ka licencuar të gjitha klubet e Superligës së Kosovës, edhe pse shumica prej tyre janë licencuar me kusht.
Istogu, Bashkimi dhe Trepça janë pajisur me licencë të plotë, kurse klubet tjera me kusht
Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Statuti, si dhe bazuar në Nenin 4 të Rregullores për Licencim dhe Garim në FBK, më 06.09.2023, Bordi i FBK-së, pas shqyrtimit të aplikacioneve të klubeve nga Komisioni për Licencim, ka marrë vendim për licencimin e klubeve të Prince Caffe Superligës dhe Superligës së Femrave si në vijim:
Klubet e Licencuara plotësisht:
KB Istogu
KBF Bashkimi
KBF Trepça
Klubet e Licencuara me kusht:
KB Vëllaznimi
KB Golden Eagle Ylli
KB Trepça
KB Sigal Prishtina
KB Proton Cable Prizreni
KB Bashkimi
KB Peja
KBF Peja 03
KBF Prishtina
KBF Penza
11.KBF United Basketball
Klubet e licencuara me kusht kanë afat deri më 12 Shtator 2023 të kompletojnë dokumentacionin e nevojshëm, me ç’rast fitojnë statusin e Klubit të licencuar plotësisht. Në të kundërtën, konform Nenit 4, alineja 3 e Rregullores për Licencim dhe Garim, ‘pa posedim të licencës, asnjë subjekt nuk mund ta ushtrojë të drejtën e pjesëmarrjes në ndonjë garë ose organizimit të ndonjë gare të basketbollit.’
/TV Arbëria