Të dielën mbrëma, Southgate do t’i udhëheqë Tre Luanët në finalet e Euro 2024, ndërsa ata do të përballen me Spanjën në Olympiastadion në Berlin.
Përpara turneut, Southgate pranoi se Euro 2024 mund të ishte shansi i tij i fundit për të fituar një trofe si trajner i Anglisë
“Nëse nuk fitojmë, ndoshta nuk do të jem më këtu. Pra, ndoshta është shansi i fundit. Mendoj se rreth gjysma e trajnerëve kombëtarë largohen pas një turneu – kjo është natyra e futbollit ndërkombëtar”.
“Unë kam qenë këtu pothuajse tetë vjet tani dhe ne jemi afruar. Nuk mund të vihesh vazhdimisht para publikut dhe të thuash “Pak më shumë të lutem”, pasi në një moment njerëzit humbasin besimin”, ka thënë Southgate për gazetën Bild.
Tani, përpara finales kundër Spanjës, është pretenduar se FA ka marrë një vendim në lidhje me të ardhmen e Southgate.
Sipas mediumit kredibil The Telegraph, FA dëshiron që Southgate të mbetet si trajner i Anglisë pavarësisht nëse ata fitojnë apo humbin finalen të dielën.
“Kontrata e Southgate zgjat deri në dhjetor me bisedimet për të ardhmen e tij u lanë deri pas Evropianit”.
“Por, drejtuesit e FA duan që Southgate të zgjasë kontratën e tij dhe të udhëheqë Anglinë në Kupën e Botës 2026, pavarësisht se si do të shkojnë kundër Spanjës”, thuhet në raport.
Besohet se FA do ta shohë Euro 2024 si një tjetër sukses edhe nëse nuk arrin të ngrejë trofeun.
Një rishikim i plotë thuhet se do të bëhet pasi turneu në Gjermani të përfundojë.