Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të shpallet thirrja për aplikim në Programin për Pagesa Direkte/Subvencione 2024.
Ai për këtë njoftoj pas një vizite të bërë të një blegtor vushtrrias, Gëzim Hajdari, për të cilin tha se është mbarështues i racës autoktone të buallicës.
“Ai ka rritur numrin e krerëve nga 30 sa kishte vitin e kaluar në 50 sa mbarështon aktualisht. Nën-produktet e qumështit të buallicës kanë një vlerë financiare të lartë në treg, ndërsa ruajtja dhe rritja e racave autoktone përbën interes shtetëror”, shkroi ai.
/TV Arbëria