Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Çitaku e konsideron Specialen si mekanizëm përndjekës pas bastisjeve të fundit

Çitaku e konsideron Specialen si mekanizëm përndjekës pas bastisjeve të fundit

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar përmes një statusi në Facebook  lidhur me aksionet së fundi të Gjykatës Speciale ndaj Sylejman Selimit, Hajredin Kuçit dhe Sami Lushtakut.

Sipas saj, Specialja ka përfunduar në mekanizëm përndjekës, duke konfiskuar telefona e bastisur shtëpi, dhe duke u përpjekur të instalojë frikë e terror.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi tash e gati katër vite po mbahen peng në një proces absurd në Hagë. Një Gjykatë e cila kishte për detyrë të bënte drejtësi pas akuzave monstruoze e të fabrikuara për trafikim organesh, ka përfunduar në një mekanizëm përndjekës, duke konfiskuar telefona, duke bastisur shtëpi, e duke u përpjekur të instalojë frikë e terror. Mungesa e provave në proces po mundohet të kompenzohet me krijim të dramave këtu brenda Kosovës. Të tilla ishin edhe këto skenaret e ditëve të fundit me Hajredin Kuqin, Sami Lushtakun dhe Sylejman Selimin”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i Plotë i Vlora Çitaku

/TV Arbëria

Powered by WordPress