Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > PDK-ja kërkon komision hetimor parlamentar për kontratat njëburimore ndaj Qeverisë Kurti, të enjten seancë e jashtëzakonshme

PDK-ja kërkon komision hetimor parlamentar për kontratat njëburimore ndaj Qeverisë Kurti, të enjten seancë e jashtëzakonshme

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se ka dërguar një kërkesë për seancë të jashtëzakonshme në emër të 40 deputetëve të Kuvendit për të ejnten e kësaj jave.

Tahiri, ka shkruar se pushteti i Albin Kurtit, vetëm në shtatë institucione ka keqpërdorur mbi 150 milionë euro taksa të qytetarëve përmes kontratave njëburimore në mënyrë të kundërligjshme.

Ai thekson se ky skandal duhet dhe do të hetohet deri në fund.

Postimi i Plotë i Abelard Tahiri.