Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > FC Malisheva deponon Ankesë në FFK, kundër Mervan Bejtullahut

FC Malisheva deponon Ankesë në FFK, kundër Mervan Bejtullahut

Nga një njoftim i klubit të FC Malishevës bëhet e ditur se klubi ka deponuar një ankesë në FFK, kundër referit Mervan Bejtullahu ku në ndeshjen Dukagjini – Malisheva, e cila u zhvillua fundjavën e kaluar, referi Bejtullahu me vetëdije të plotë, pa etikë dhe llogaridhënie profesionale dhe pa përgjegshmëri personale, shkaktoi skandalin e tij të radhës duke dëmtuar rëndë skuadrën e Malishevës me referimin e tij skandaloz, duke prishë imazhin e FFK-së dhe duke kriminalizuar futbollin.
“Ne planifikojmë të bëjmë ankesë në organet disiplinore të UEFA-s. Derisa Mervan Bejtullahu bartë emblemën e UEFA-s, është e drejtë e jona që me ankesë t’i drejtohemi UEFA-s dhe është përgegjësi e UEFA-s që të shqyrtohet rasti që ne do të ndërtojmë kundër Mervan Bejtullahut”.
Mervan Bejtullahu duhet të ndalet, jo për hirë të FC Malishevës, por për hirë të futbollit në përgjithësi. Ne jemi të vendosur që të ankohemi në çdo instancë të UEFA-s lidhur me skandalet e qëllimshme të Mervanit për gjatë tërë kampionatit, jo vetëm për ndeshjen e fundit. Jemi duke mbledhur dëshmi, argumente dhe videoincizime të cilat pasqyrojnë realisht veprimet e Mervan Bejtullahut gjatë referimeve te ndeshjeve dhe do të deponohen në UEFA“, thuhet tutje në njoftimin e klubit të Malishevës.
/TV Arbëria

Powered by WordPress