Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > FC Liria për Muriqin: Si një dragua që na bëri krenarë të gjithëve

FC Liria për Muriqin: Si një dragua që na bëri krenarë të gjithëve

Vedat Muriqi ishte mbrëmë heroi i Kosovës në ndeshjen kundër Zvicrës.

Në përballjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, Muriqi shënoi dy gola, gola që barazuan dy herë rezultatin për Kosovën.

Fillimisht, Muriqi barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 65’, kurse shënoi sërish në minutën e 90+5’ shtesë për t’ia siguruar barazimin 2:2 “Dardanëve” ndaj Zvicrës.

Tani, ka reaguar edhe ish-klubi i Muriqit, FC Liria, ku në “Facebook”, skuadra prizrenase e krahasoi 29 vjeçarin me një dragua, i cili e bëri krenarë mbrëmë popullin e Kosovës.

“Të shtunën mbrëma, prizrenasi si një dragua, që rrënon çdo gjë që i del para, na bëri krenar të gjithëve.

Me dy golësh, ktheu besimin tek skuadra.

E udhëhoqi ate me shumë profesionalizëm e dashuri.

Ngrohu zemrat të pranishmëve në stadium, para ekraneve në Kosovë e diasporë, duke sjell emocione.

Vedati, mbrëmë ishte magjik”, shkroi Liria në “Facebook”.

Postimin e plotë të Lirisë e gjeni më poshtë:

/TV Arbëria

Powered by WordPress