Klubi futbollistik 2 Korriku, ka bërë një reagim publik ndaj gjyqtarit, Petrit Rama lidhur me një ndeshje dhe gjykimin e tij, shkruan TV Arbëria.
FC 2 Korriku ka publikuar edhe një video nga ndeshja të cilën e referoi Petrit Rama e që sipas klubit pamjet e vërtetojnë që nuk ka vepruar drejt.
“VENDIMET DISKUTABILE TË GJYQTARIT NGA NDESHJA E DJESHME‼️
Gjyqtari Petrit Rama mund t’i besojë bindjes së tij se ka vepruar drejt në këto raste, mirëpo pamjet nuk e thonë të njëjtën gjë
Sa për dijeni, në rastin e parë është akorduar penallti e është dhënë karton i kuq për mbrojtësin e 2 Korrikut, ndërsa në rastin e dytë loja është vazhduar, me gjyqtarin që bindshëm mendonte se nuk ka pasur ndërhyrje në futbollistin vendës”, thuhet në reagimin e klubit.
Tutje sipas këtij klubi, gjyqtari nuk ka thënë shpjegime për asnjërin rast dhe thuhet se ka vepruar me arroganc ndaj këtij klubi.
“Në asnjërën nga rastet, gjyqtari Rama nuk ka dhënë shpjegime, duke treguar arrogancë ndaj kampit verdh’ e blu, gjë që lë shumë për të dëshiruar.
Gjithsesi, mbesim me shpresën se një ditë do të përmirësohemi”, përfundomn reagimi i FC 2 Korriku. /TV A rbëria