Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > FboxK ende në pritje të vizave për Botërorin e boksit në Tashkent

FboxK ende në pritje të vizave për Botërorin e boksit në Tashkent

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Federata e Boksit e Kosovës (FboxK) ka bërë të ditur se ende nuk është pajisur me viza për Kampionatin Botëror të boksit në Tashkent.

Ky Botëror i boksit do të zhvillohet në Uzbekistan nga data 1 deri më datën 15 maj, dhe FboxK ka njoftuar se ende është në pritje të vizave.

Kosova në këtë Kampionat Botëror ka paraqitur tre boksierë; Bashkim Bajoku (54 kilogramë), Shpëtim Bajoku (63.5 kilogramë) dhe Loris Idrizi (67 kilogramë).

Përzgjedhësi, Besim Brahimi është shprehur se boksierët janë formë të mirë dhe se shpreson në një short të mirë që të sjellin medalje nga ky Botëror.

/TV Arbëria

Powered by WordPress