Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > FBK publikon 12 basketbollistët e kombëtares për ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Irlandës

FBK publikon 12 basketbollistët e kombëtares për ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Irlandës

Kosova do të ndeshet me Zvicrën dhe Irlandën në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027.

Përballja e parë do jetë më 21 nëntor në Bern, ndërsa e dyta pritet të luhet më 24 nëntor në Dublin.

Dardanët nën udhëheqjen e përzgjedhësit të ri Jean-Denys Choulet, kanë nisur përgatitjet më 12 nëntor, me stërvitjen finale që u mbajt në Prishtinë.

Për shkak të lëndimeve, Musab Mala, Valon Bunjaku dhe Samir Zekiqi nuk do të jenë të gatshëm për këto ndeshje.

Kurse, Dominic Artis, është i rikthyeri te Kosova.

Në përbërje të 12-shes së Kosovës do të jenë: Dardan Berisha, Meriton Ismaili, Arti Hajdari, Gëzim Morina, Arian Qallaku, Lis Shoshi, Mikaile Tmusiq, Erjon Kastrati, Dardan Kapiti, Rron Ukaj, Dominic Artis dhe Muhamedali Janjeva.

Kosova aktualisht ka një fitore dhe një humbje, ndërsa Zvicra ka dy fitore në dy ndeshje.Irlanda renditet e fundit me dy humbje, ndërsa Azerbajxhani ka një fitore dhe një humbje.

Powered by WordPress