Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) përmes një komunikate ka njoftuar se është caktuar data se kur do të mbahet Kuvendi i Punës së saj.
Kuvendi i Punës së FBK-së do të zhvillohet më datën 22 të këtij muaji, respektivisht më 22 mars.
Ky Kuvend do të mbahet në hotelin “Four Points by Sheraton Prishtina”, me fillim nga ora 17:30.
Qëllimi i këtij Kuvendi do të jetë diskutimi për Raportin e Aktiviteteve të FBK-së për vitin 2022, Raportin e Auditimit për vitin 2022, Planin e Veprimit për vitin 2023, Planin e Marketingut për vitin 2023 dhe Planin Financiar për vitin 2023.
/TV Arbëria