Laura Fazliu në ndeshjen vendimtare për medaljen e bronztë do të përballet me xhudisten kroate Katerina Kristo.
Kristo ishte në gjysmëfinale me meksikanen Awiti Alkaraz, e cila e mposhti me ippon.
Ndërkaq, Laura Fazliu ka mposhtur kanadezen Catherine Beauchemin-Pinard në repesazh.
Fazliu siguroi fitoren me pikë të artë ndaj kanadezes.
Kosovarja është përballur katër herë me të. Kishte dy fitore dhe dy humbje.
E kishte mposhtur në vitin 2022 e së fundi më 21 maj të këtij viti në luftë për medalje të bronztë botërore. Ndërkohë vjet i kishte dy humbje.