Seria prej tre fitoreve radhazi e Laura Fazliut u ndal në fazën çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.
Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu u mposht në çerekfinale nga xhudistja sllovene, Andreja Leski.
Por, gara në Botëror për Fazliun nuk do të përfundojë këtu, pasi që xhudistja jonë vazhdon në repesazh.
Fazliu do të luftojë tani për medaljen e bronztë, ku ndeshjen e parë të repesazhit do ta ketë kundër hungarezes, Szofi Ozbas.
/TV Arbëria