Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Faton Ramadani: Kundërshtarëve të Ramiz Lladrovcit nuk po u ec shantazhi për garën në Drenas

Faton Ramadani: Kundërshtarëve të Ramiz Lladrovcit nuk po u ec shantazhi për garën në Drenas

Faton Ramadani, përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook, ka bërë një krahasim të garës për të parin e Drenasit pas luftës dhe sot. Ai thekson se në atë kohë, kandidati ishte tërhequr nga gara për shkak të kërcënimeve dhe shantazheve të shumta, shkruan TV Arbëria.

Ramadani thotë se sot, në garën për Drenasin, të njëjtit kundërshtarë i ka kandidati dhe njëherësh kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, por se ndaj tij shantazhi nuk po funksionon.

Postimi i plotë:

Pas luftës, në krye të Drenasit ishte një kryetar i suksesshëm, me inicialet I.I., i cili, pas kërcënimeve dhe shantazheve të shumta, u detyrua të tërhiqej nga gara. Sot, të njëjtit kundërshtarë i ka Ramiz Lladrovci, por ndaj tij shantazhi nuk po u funksionon.
Ky grup po i përkrah disa që kanë hapur faqe të fshehta dhe po shantazhojnë firma dhe persona që nuk e përkrahin të preferuarin e Abelard Tahirit, të cilin, dikur, me këso faqe si me emrin (Floraalba Demaku) e quanin ABELARD TAHIRIN DJALË SHPIUNI.
Tash, ndoshta këto faqe Abelardin e bëjnë nga “djalë shpijuni” në “KOMONDANT ABELARDI”. 😂