Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar se babi i tij, Skenderi, sot ka ndërruar jetë.
Peci lajmin e ka bërë të ditur në një postim në Facebook, duke publikuar një fotografi me babain e tij tashmë të ndjerë.
“Lamtumirë babë Skender! Krenaria po e mposht dhimbjen e madhe”, shkruan ai.