Faton Peci, ministër i Bujqësisë i ka reaguar Behgjet Pacollit, pasi ky i fundit komentoi rreth grantit 100 mijë eurosh të vëllait të deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli, i cili deklaroi se reagimi emocional i ministrit ndaj akuzave rreth kësaj teme, të jep përshtypjen se janë të vërteta, shkruan TV Arbëria.
Faton Peci menjëherë pas kësaj ka bërë një postim në facebook ku i drejtohet Pacollit me, “trim altruist”.
Peci thotë se emri i Pacollit figuron në dosjen e vrasjes së njërit prej heronjve më të shquar të historisë së Kosovës.
“Po prej se e kam kuptu që emri yt figuron në dosjen e vrasjes së njërit prej heronjve më të shquar të historisë së Kosovës, unë ty të llogariti diçka tjetër”, ka shkruar ministri.
Postimi i plotë: