Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Faton Peci: Në hambarin e Kosovës kemi siguruar bukën e motmotit

Faton Peci: Në hambarin e Kosovës kemi siguruar bukën e motmotit

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar sot fermerin Shefqet Isufi në fshatin Mazgit, ku nga afër ka parë procesin e korrje-shirjes së grurit. Sipas tij, falë mbështetjes institucionale dhe përkushtimit të bujqve, vendi ka siguruar mjaftueshëm grurë për nevojat vjetore.

“Shefqeti ka të mbjella 153 hektarë me grurë, 10 hektarë misër dhe 5 hektarë elb,” tha Peci, duke shtuar se për dallim nga e kaluara, kur subvencionet përfitoheshin vetëm për një pjesë të vogël të tokës së punuar, tani fermerët përfitojnë në bazë të sipërfaqes reale, falë thjeshtësimit të procedurave dhe eliminimit të burokracive të panevojshme.

Postimi i plotë:

🥖Në hambarin e Kosovës, kemi siguruar bukën e motmotit.
🧑‍🌾 Sot te fermeri Shefqet Isufi në fshatin Mazgit, pashë nga afër procesin e korrje-shirjes së grurit. Aktualisht, ai ka të mbjella 153 hektarë me grurë, 10 hektarë misër dhe 5 hektarë elb.
🌽Në të kaluarën, pavarësisht se punonte me dhjetëra e qindra hektarë, përfitonte subvencione vetëm për 3 hektarë tokë në emër të babait. Por sot, i merr për qindra hektarë falë eliminimit të burokracisë së panevojshme dhe thjeshtësimit të procedurave.
🇽🇰Me mbështetjen institucionale dhe begatinë nga Zoti, është bërë e mundshme që edhe këtë vit të përmbushen nevojat me grurë, si dhe bujqit të gëzojnë të mirat që sjell toka nga puna e tyre e palodhshme.
✨Një thjeshtëzim që solli lehtësim dhe prodhim!
🙏Për bukën e sofrës!