Deputeti Faton Peci pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit ka thënë se Lista Serbe duke abstenuar dhe partitë shqiptare e pamundësuan konstituimin e Kuvendit.
“Një gjë të tillë e e pamundësoi Lista Sërpska me abstenim dhe opozita duke votuar kundër. Kjo është një rrethanë e re që në aspektin ligjor, kushtetues dhe rregullores së Kuvendit nuk është e paraprë dhe e definuar. Rrjedhimisht kryesuesi i seancës ka vendosur që për një situatë të tillë t’i drejtohet Presidentes dhe është në diskrecionin e presidentes që të kthejë një përgjigje ose t’i drejtohet gjykatës Kushtetuese.”, tha ai.
Kjo është një rrethanë e re tha Peci.
“Ajo që dihet që Lista Sërpska dhe opozita e pamundësoi zgjedhjen e kryetarit.”, tha Peci. Ai nuk e tregoi emrin e kandidatit për kryeparlamentar.
Peci po ashtu foli edhe për dorëheqjen e kabinetit qeveritar.
Po ashtu Peci tha se përkundër që kanë dhënë dorëheqje ai do të kthehet në zyrën e ministrit.