Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Fatmir Sheholli në gjendje të rënduar shëndetësore, dërgohet nga Gjilani në QKUK

Fatmir Sheholli në gjendje të rënduar shëndetësore, dërgohet nga Gjilani në QKUK

Fatmir Sheholli është transferuar në gjendje të rënduar shëndetësore nga Qendra Spitalore e Gjilanit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Nacionale avokati i tij mbrojtës, Mentor Neziri, i cili tha se aktualisht Shehollit po i bëhen ekzaminimet e nevojshme mjekësore.

Sheholli është arrestuar nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në veprën penale të “spiunazhit”, në bazë të nenit 124, paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar ndaj tij masën e paraburgimit prej 30 ditësh, me kërkesë të Prokurorisë Speciale.