Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Fatmir Sejdiu promovon librin e tij “Ora e Kosovës-Pavarësia dhe Shtetndërtimi”

Fatmir Sejdiu promovon librin e tij “Ora e Kosovës-Pavarësia dhe Shtetndërtimi”

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka promovuar librin e tij të fundit “Ora e Kosovës – Pavarësia dhe Shtetndërtimi” në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sejdiu tha se të pranishëm në këtë promovim ishin akademikë e profesorë të ndryshëm.

“ Të pranishëm ishin akademik Skender Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, zv. Mistrja e Punëve të jashtme Artemis Malo, ambasadori i Kosovës më Shqipëri Skender Durmishi, ish kryeministri Pandeli Majko, ish minstrja e punëve të jashtme Arta Dade, Rektori i Kolegjit AAB nga Kosova Lulzim Tafa si dhe personalitete të shumta nga fusha akademike dhe ajo publike.

Për librin folën Akademik Anastas Angjeli, Presidenti Alfred Moisiu i cili është njëri nga recensentët, Presidenti Bamir Topi, akademik Ardian Civici – rektor i Universitetit, pastaj profesor Paskal Milo, profesor Ksenofon Krisafi dhe profesor Ibrahim Berisha që ishtë redaktor i librit“, ka shkruar Sejdiu.

Themes by WordPress