Blog Post

Arbëria TV > Politika > Fatime Shala zgjedhet kryetare e RDK-së në Pejë

Fatime Shala zgjedhet kryetare e RDK-së në Pejë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se Fatime Shala është zgjedhur kryetare e re në zgjedhjet e Rinisë Demokratike të Kosovës në Pejë.

Krasniqi ka thënë se është inkurajuar nga entuiziazmi që ka parë aty.

Më tej ai ka falënderuar ata që kanë zgjedhur PDK-në.

Postimi i plotë:

Në një takim madhështor, anëtarët e Rinisë Demokratike të Kosovës në Pejë, mbajtën sot Kuvendin Zgjedhor, ku kryetare u zgjodh Fatime Shala.Entuziazmin për ndryshime pozitive, që e pashë në mesin e këtyre të rinjve, më inkurajon për një të ardhme premtuese në vend, për të cilën vajzat dhe djemtë e Pejës do të punojnë duke qenë aktivistë politikë.

Faleminderit që zgjodhët platformën e PDK-së për Rininë, për t’i dhënë zë kërkesave dhe ideve tuaja, për t’i dhënë jetë ëndrrave tuaja për Kosovën.Urime dhe suksese RDK Pejë!

#TiKiZa

/TV Arbëria