Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > FATI I MAQEDONISË VARET NGA GJUHA SHQIPE !

FATI I MAQEDONISË VARET NGA GJUHA SHQIPE !

Nga Dr Adil Mustafa

Maqedonia ndodhet para provimit që lidhet me ekzistencën e saj ! Gjithçka varet nga “nota” që do të vendosë Gjykata Kushtetuese lidhur me ligjin për gjuhët. Nëse ndodh ajo që nuk duhet, dmth nëse vendimi i gjykatës do ishte kundër përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, atëhere përfundimisht rrënimi i këtij shteti është i pashmangshëm.

Nuk është konkluzion emotiv, emocional, patetik, apo folklorik, po një përfundim i bazuar në argumenta.

Tash ka ardhur koha me thënë ca të vërteta që mund të jenë të hidhura. Që nga viti 1991 e deri më tash ka rezultuar se Maqedonia nuk ka arritur të krijojë as alibinë se është shtet funksional. Kryesisht në ndërtimin e marrëdhënieve ndëretnike është totalisht një projekt i dështuar.

Për të mos e “varrosur” projektin multietnik u nënshkrua Marreveshja e Ohrit. Kjo mendohej si instrument për të mbajtur gjallë shpresat e një bashkëjetesë mes dy popujve dhe si garancë për ekzistencën e Maqedonisë.

Kjo marrëveshje nuk u implementuan, për pasojë ndodhemi para aktit final: të jesh, apo të mos jesh?!

Tash, fati i multietnicitetit varet nga vendimi që do të marrë Gjykata kushtetuese. Cdo alibi tjetër është thjeshtë propagandë. Një fjalë e urtë popullore thotë: nuk mbulohet dielli me shoshë. Pra,nuk mund të ketë bashkëjetesë kur një populli i mohohet GJUHA.

Ne botën demokratike nuk ekziston asnjë insitucion ndërkombëtar, asnjë faktor i rëndësishëm global që të justifikojë mohimin e gjuhës së një populli e kombi. Andaj, tash ndodhemi para dilemës: stabilitet, apo destabilitet.

GJUHA ËSHTË IDENTITETI

Uroj që politika, intelektualët, bota akademike maqedonase të ndërgjegjësohen! Deri në minutat e fundit ( para vendimmarrjes së Gjykatës) pres që ata të dalin së bashku me një kumtesë dhe të deklarohen se: gjuha shqipe duhet respektuar dhe duhet implementohet në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit.

Është të të mirën e tyre dhe të vetë shtetit që gjuha shqipe të zyrtarizohet. Askush nuk duhet të ketë frikë nga gjuha e një populli, apo e një kombi.

Gjuha as nuk vret e as nuk prêt, përkundrazi, ajo është vlerë dhe pasuri për diversitet e për bashkëjetesë.

Nëse ndodh që Gjykata kushtetuese do të mohojë zyrtarizimin e gjuhës shqipe, atëherë nuk ka vend as për propagandë, as për politike e as për retorikë.

Partitë politik urgjentisht të braktisin, pushtetin qëndror e lokal , parlamentin dhe të gjitha institucionet publike dhe t’i thonë botës së qytetëruar se nuk ekziston asnjë mundësi për bashkëjetesë. Mos të guxojnë më të shesin pallavra se ata janë fajtorët kryesorë për nëpërkëmbjen e dinjitetit të shqiptarëve. Ej heshtni, mjaft se kurrë nuk e kuptuat se gjuha është identiteti ynë!

Nuk ka më vend për fjalë, ndodhemi në pikën fundore. Me gjuhën e një populli e kombi nuk bëhet shaka as politike.

Cdo zgjatim i këtij shkrimi nuk do të kishte asnjë vlerë. Nuk po merremi as më shkaqe e as më pasoja, as me detaje e analiza sepse i kam shkruar ndër vite. Por, do them diçka e cila fatmirësisht lidhet më profesionin që kam si mjek gjinekolog.

Tash, ka ardhur moment për t’ia kthyer kusurin Ferçkovskit sinonim i politikës dhe elitës maqedonase:

Dikur ai e quajti Universitetin e Tetovës “foshnje e vdekur”. Por, ndodhi e kundërta, Universiteti jo vetëm lindi shëndoshë e mirë, por u rrit dhe tash është shndërruar në pasuri kombëtare për shqiptarët.

Përmes këtij artikulli, po i drejtohem Fërçkovskit si pjesë e elitës intelektuale maqedonase, po i drejtohem opozitës maqedonase, po i drejtohem kryeministrit dhe presidentes, akademisë së shkencave e të tjerëve: nëse doni nga nxirrni Maqedoninë nga inkubatorët, atëhere respektoni dhe zyrtarizoni gjuhës shqipe. Në të kundërt, vijmë në përfundimin se Maqedonia lindi si një foshnjë anemike e tash rrezikon seriozisht jetën e saj.

Themes by WordPress