Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Fati humb durimin me Xavin, kërkon të largohet menjëherë

Fati humb durimin me Xavin, kërkon të largohet menjëherë

Ansu Fati, mesfushori i Barcelonës, ka vendosur të largohet nga klubi katalanas. Disa opsione po shqyrtohen nga agjentët e lojtarit, derisa mësohet se disa klubet angleze janë të interesuara për shërbimet e tij.

Sipas gazetës spanjolle “AS”. Ansu Fati ka marrë vendimin për t’u larguar nga Barcelona. I shtyrë drejt largimit nga Xavi, lojtari kishte shtyrë prej kohësh afatin duke menduar për të bindur trajnerin që t’i besonte. Por tani duket se vendimi është marrë.

Ai dëshiron të largohet nga klubi katalanas para përfundimit të afatit kalimtar të verës. Në Premier Ligë, Tottenhami, Manchester United dhe Arsenali janë të interesuar për kartonin e lojtarit.

20-vjeçari është produkt i pastër i akademisë së Barcelonës. Për shkak të mungesës së minutave në fushë që nga sezoni i kaluar dhe statusit të tij si zëvendësues, ai dëshiron të luajë diku tjetër.

Në kontratë me klubin e tij deri në qershor 2027, vlera e tij vlerësohet në 35 milionë euro.

/TV Arbëria

Powered by WordPress