Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > ​Fantastike, Kombëtarja e Taekwondo-së i sjell Kosovës 18 medalje nga Estonia

​Fantastike, Kombëtarja e Taekwondo-së i sjell Kosovës 18 medalje nga Estonia

Kombëtarja e Taekwondo-së sonë ka arritur një sukses fantastik në arenën ndërkombëtare, pasi i ka sjellë Kosovës plot 18 medalje nga Estonia.

Ekipi kosovar i taekwondo-së u paraqit në tre garat e organizuara nga Federata Evropiane e Taekowond-së (ETU), që u mbajtën në Tallin të Estonisë nga data 23 deri më 28 prill, raporton KosovaPress.

Më poshtë mund t’i gjeni të gjithë medalistët në garat që u paraqitën në Estoni.

Kampionati 2-nd European Small States

Seniorët:

Bleron Ademi – medalja e artë në kategorinë deri në 54 kilogramë

Denis Bllaca – medalja e artë në kategorinë deri në 58 kilogramë

Sylejman Vizdiklar – medalja e argjendtë në kategorinë deri në 54 kilogramë

Rrezon Reshani – medalja e argjendtë në kategorinë deri në 80 kilogramë

Elion Agushi – medalja e bronztë në kategorinë deri në 74 kilogramë

Rona Gashi – medalja e bronztë në kategorinë deri në 62 kilogramë

Florent Llumnica – medalja e bronztë në kategorinë deri në 58 kilogramë

Lorent Arifi – vendi i pestë në kategorinë deri në 63 kilogramë

Juniorët:

Jon Gashi – medalja e artë në kategorinë deri në 73 kilogramë

Adem Azemi – medalja e argjendtë në kategorinë deri në 63 kilogramë

Shpend Miftari – medalja e bronztë në kategorinë deri në 63 kilogramë

Mal Sahiti – medalja e bronztë në kategorinë deri në 68 kilogramë

Rina Krasniqi – medalja e bronztë në kategorinë deri në 55 kilogramë

Kadetët:

Imarah Vizdiklar – medalja e artë në kategorinë deri në 44 kilogramë

Alina Ademi – medalja e artë në kategorinë deri në 55 kilogramë

Gent Suka – medalja e argjendtë në kategorinë deri në 53 kilogramë

Tallin Open G1 2024

Senior:

Bleron Ademi – medalja e artë në kategorinë deri 54 kilogramë

President Cup 2024

Juniorët:

Mal Sahiti – medalja e artë në kategorinë deri në 68 kilogramë

Jon Gashi – medalja e artë në kategorinë deri në 73 kilogramë

Seniorët:

Bleron Ademi – vendi i pestë në kategorinë deri në 54 kilogramë

Elion Agushi – vendi i pestë në kategorinë deri në 74 kilogramë

/TV Arbëria