Shakira, një nga artistet më të njohura në botë, vazhdon të mbajë vëmendjen e miliona fansave të saj në çdo hap të saj.
Në një postim të fundit në Instagram, ajo ngarkoi një foto për të festuar muajin e Krenarisë, duke shprehur mbështetjen e saj të qartë për të drejtat e komunitetit LGBTQIA+.
“Shpresoj që të gjithë të keni pasur një muaj të mrekullueshëm të Krenarisë! Gjithmonë mbështes barazinë, lirinë e dashurisë dhe miqësisë!”, shkruante ajo në postimin e saj.
Kjo shprehje e hapur e mbështetjes për një çështje të rëndësishme shoqërore nuk u prit me duart e hapura nga të gjithë, duke shkaktuar reagime të ndryshme në komentet nën postimin e saj.
Disa fansa i shprehën mbështetjen e tyre plotësisht, ndërsa të tjerë shprehen me skeptikë ndaj pikëpamjeve të saj.
“Me këto komente nuk më habit pse Amerika Latine është ashtu siç është”, “Zoti im, çfarë po ndodh me botën”, “Përkrah degradimin e njerëzimit”, “Beso, lamtumirë”, “Shakira, ti ke fëmijë, analizoji gjërat si një nënë e përgjegjshme dhe promovo etikën e duhur për mbrojtjen e fëmijëve”, ishin vetëm disa nga përgjigjet më të ashpra që këngëtarja mori për fotografinë e saj.