Selena Gomez bëri bujë në medie kur njoftoi fejesën me partnerin e saj Benny Blanco.
Lidhja e Justinit dhe Selenës ka qenë tejet publike, dhe ndër më të komentuarat në showbizin global dhe diskutohet tejet shumë edhe sot.
Të hënën ai ngarkoi në Instagram një foto me Haileyn dhe shtoi në postim këngën “All My Ghosts” të Lizzy McAlpine.
Përdoruesit e rrjeteve sociale më pas i vërshuan në komente, duke e thumbuar për zgjedhjen e këngës që ka këtë tekst: “Mund ta shoh tani, dasma e vitit, mund ta shoh tani, zi ngrihet dhe fshin lotët e tij, unë mund ta shoh tani, kur të gjithë fantazmat e mia zhduken, mund ta shoh tepër qartazi”.
“Por pse pikërisht këtë këngë?”, pyeti një person, duke mbledhur mbi 2,000 pëlqime. Një tjetër komentoi, ‘Sigurisht që ai do të postonte diçka tani”.
Fansat nuk u tërhoqën derisa njëri madje përmendi Selenën, duke i cituar këngën e saj. “Pse postove këtë këngë? Ajo është lodhur me dashurinë e vjetër”.
Një tjetër gjithashtu shtoi, “E dimë se pse e postove këtë”, duke i shtuar një emoji duke buzëqeshur.
“Ky postim është shumë patetik dhe për të ardhur keq”, shkroi një tjetër përdorues.