Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Familjari i 62-vjeçarit të vrarë në Prishtinë: Naseri nuk është goditur me thikë

Familjari i 62-vjeçarit të vrarë në Prishtinë: Naseri nuk është goditur me thikë

Prishtina mbrëmë është tronditur nga të shtënat me armë zjarri që u dëgjuan në rrugën “Rrustem Hyseni”, ku për pasojë një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur.

I dyshuari ndodhet akoma në arrati, ndërsa Policia është vënë në kërkim të tij.

62-vjeçari, Naser Gashi, i cili përpos që dyshohet se u qëllua me armë, u raportua se u godit edhe me thikë në gjoks.

Por, sipas një familjari të viktimës i cili ka dhënë detaje për momentin kur ka ndodhur ngjarja, thuhet që viktima ishte në vendin e ngjarjes rastësisht dhe personat që e shoqëronin kanë menduar se Naser Gashi po përjeton ndonjë panik për shkak të rastit dhe se nuk është goditur fare me thikë.