Familjarëve të Agim Sylës e Besim Berishës, dy martirëve të fshatit Shtuticë të Drenasit sot dhimbja u është lehtësuar. Kjo pasi pas 25 vitesh u gjetën eshtrat e tyre dhe u rivarrosën pranë familjarëve tjerë të rënë në luftën për liri.
E pamja u hap pas 25 vitesh.
Në shtëpitë e tyre, të shumtë janë njerëzit që po shkojnë për ngushëllime.
E sa dhimbje, aq lehtësim ndjen e ëma e Agim Sylës, Elhemja.
Kjo pasi eshtrat e të birit u gjetën, ndërsa rivarrimi i tij do të bëhej pranë varrit të burrit e të djalit tjetër, të dy dëshmorë në Shtuticë të Drenasit.
70 vjeçarja kujton sikur sot, momentet e fundit me të birin.
Ajo madje kujton edhe veshjet e Agimit, në momentin kur u ndanë në luftë.
Kurse e motra, Selvija rrëfen momentet kur e kuptuan për gjetjen e eshtrave të vëllait.
Ndërsa 87 vjeçari, Bajram Berisha ndihet më i qetë tashmë që u gjetën eshtrat e të birit, Besimit.
E së bashku, familjarët u nisën për t’u dhënë lamtumirën e fundit.
Në nderim të tyre, në varrezat e Shtuticës erdhën qytetarë e përfaqësues institucionesh.
Me nderime, eshtrat e dy burrave gjetën prehje në këtë vend.
Gjatë ceremonisë, nuk u fsheh as dhimbja e malli.
E për gjithë procesin e gjetjes dhe rivarrimit treguan Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit.
Përveç Agim Sylës dhe Besim Berishës, u rivarros edhe Xhavit Maloku nga Polluzha.
Në nderim të tyre, të shtunën u mbajt akademi përkujtimore në Drenas.