Familjarët e Liridona Ademaj-Murseli që u vra mbrëmjen 29 nëntorit, kanë bërë kërkesë për zhvarrosjen e turpit të vajzës së tyre dhe të njëjtën ta varrosin në fshatin e saj të lindjes, në Rracaj.
Kërkesën familjarët e Liridonës ia kanë dorëzuar Prokurores Besa Limani.
Vëllai i të ndjerës, sot para mediave tha se ende nuk kanë marrë përgjigje nga prokuroria për këtë kërkesë.
“E kemi bërë kërkesën për zhvarrosje. Rivarrimi me ndodh sa më shpejtë është më lehtë për neve si familjarë dhe me na e lehtës dhimbjen. Ende nuk kemi marrë përgjigje nga Prokuroria”, tha Leonard Ademaj.