Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Familja Kelmendi ia fal gjakun familjes Berisha për aksidentin tragjik në Pejë

Familja Kelmendi ia fal gjakun familjes Berisha për aksidentin tragjik në Pejë

Ngjarja e ditës së mërkurë në Pejë ka qenë falja e gjakut nga familja Kelmendi në raport me familjen Berisha.

Kështu ka bërë të ditur gazetari korrespodent, Valdrin Daci për KlanKosova.

Ai tregon se falja e gjakut u bë në lidhje me aksidentin me fatalitet , i cili u shkaktua më 9 korrik në Nabërgjan të Pejës, e që dy viktima rezultuan nga familja Kelmendi.

Viktimat ishin babë e bir, Mehmet dhe Arbër Kelmendi.

Sipas Dacit, pas varrimit të viktimës së dytë, Mehmetit, i cili vdiq disa ditë pas aksidentit, familja Kelmendi zgjati dorën dhe ia fali gjakun familjes Berisha dhe djalit të tyre 26-vjeçar.