Blog Post

Arbëria TV > Sport > “Faleminderit Xherdan”, Shaqiri largohet nga skuadra amerikane

“Faleminderit Xherdan”, Shaqiri largohet nga skuadra amerikane

Xherdan Shaqiri ka përfunduar aventurën e tij në futbollin amerikan.

Lajmin e ka bërë publik vetë klubi i tij Chicago Fire FC, i cili ka njoftuar se klubi dhe Xherdan Shaqiri kanë rënë dakord për të ndërprerë bashkëpunimin.

Gjithashtu ata nuk nguruan edhe të falenderonin Shaqirin për kontributin e tij këto dy sezone.

Sulmuesi i kombëtares së Zvicrës, luajti 75 ndeshje me fanellën e Chicago Fire në të gjitha kompeticionet, ndërsa shënoi 16 gola dhe dhuroi 20 asiste.

Shaqiri del lojtar i lirë dhe është në kërkim të një skuadre të re për të ardhmen. Gjasat janë të mëdha që sulmuesi anësor të rikthehet të luajë në Europë, ku interesimet nuk mungojnë.