Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > FAKTET – Donika Gërvalla nuk e realizoi asnjë objektiv si Koordinatore Kundër Dhunës në Familje – u mjaftua me disa takime dhe kaq

FAKTET – Donika Gërvalla nuk e realizoi asnjë objektiv si Koordinatore Kundër Dhunës në Familje – u mjaftua me disa takime dhe kaq

Donika Gërvalla u emërua Koordinatore e dhunës në familje më 13 mars 2026 nga kryeministri Albin Kurti. Në njoftimin për emërimin e saj, Qeveria premtoi forcimin e mekanizmave të parandalimit dhe adresimit të dhunës ndaj grave.

Më 16 qershor u mbajt takimi i parë i Grupit Koordinues, ndërsa më 19 qershor Gërvalla u takua me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Më 7 korrik, ajo takoi gjyqtarë dhe prokurorë për të diskutuar trajtimin e rasteve të dhunës në familje. Ndërkaq, më 8 shtator nisi puna për hartimin e Strategjisë Kombëtare për periudhën 2027–2031.

Kaq nga Donika.

Por në realitet, në periudhën kur ajo po merrej me këto “strategji”, u vranë shtatë gra.

E në rastin e Arlinda Zekajt, dështuan pikat kyçe të strategjisë të kësaj qeverie.

Pika një e objektivës së tyre: parandalimi dhe identifikimi i dhunës. DËSHTIM.

“Nën këtë objektiv strategjik është parashikuar edhe puna me kryerësit e dhunës, pasi nevoja për trajtimin e tyre është tashmë një domosdoshmëri”.

Në rastin e Arlinda Zekajt, jo që u punua me kryerësit e dhunës, por edhe u intervistuan si dëshmitarë dhe e lanë veç dy metra larg asaj që paralajmëronte vrasje.

Pika tjetër: sigurimi i shërbimeve të përgjithshme dhe shërbimeve mbështetëse të specializuara për viktimat. – DËSHTIM.

“Parashikohet strehim i sigurt, i aksesueshëm dhe i disponueshëm 24 orë çdo ditë të javës, për të gjitha grupet e grave, e linjat telefonike të ndihmës”.

Arlindës iu mohua prania e Policisë me kohë në shtëpinë e saj, iu mohua komunikimi normal me zyrtarët përgjegjës, e injoruan dhe e lanë vetë.

“Prokurorët kanë për obligim t’i ndërmarrin masat e nevojshme, varësisht nga vlerësimi i rrezikshmërisë së rastit konkret të dhunës në familje”.

Edhe kjo dështim. Askush nuk e bëri vlerësimin e rrezikut, askush nuk ia dëgjoi thirrjet Arlindës e as provat të cilat ajo i posedonte.

Pikë kyçe e kanë edhe koordinimin e institucioneve. Dështim.

Parandalimin apo identifikimin e rrezikut. Dështim.

Të dështoi strategjia, Donika Gërvalla.

Këtë e la me testament Arlinda Zekaj.