Më poshtë lexoni disa kuriozitete dhe fakte aspak të zakonshme që mund të mos t’i keni dëgjuar më parë.
Dy të tretat e Afrikës janë në hemisferën veriore.
Vetëm dy vende përdorin ngjyrën vjollcë në flamujt e tyre kombëtarë.
Pëllumbat mund të bëjnë dallimin midis një pikture nga Monet dhe Picasso.
Delfinët kanë emra për njëri-tjetrin dhe mund të thërrasin njëri-tjetrin në mënyrë specifike.
Akullnajat dhe shtresat e akullit mbajnë rreth 69 % të ujit të ëmbël në planet.
E gjithë popullsia e botës mund të futet brenda Los Anxhelosit.
Temperatura më e ftohtë e regjistruar ndonjëherë ishte -144 gradë Fahrenheit. (-98 gradë Celsius).
Kokat në ishullin e Pashkëve kanë trupa.
Njerëzit janë të vetmet “kafshë” që skuqen.
Njerëzit 60 vjeç e lart përbëjnë 12.3% të popullsisë globale.
Njerëzit që janë aktualisht gjallë përfaqësojnë rreth 7% të numrit të përgjithshëm të njerëzve që kanë jetuar ndonjëherë.
Oqeanet përmbajnë pothuajse 200,000 viruse të ndryshme.
Hëna pëson tërmete hënore.
Kleopatra jetoi më afër në kohë me zbritjen e parë të njeriut në Hënë sesa me ndërtimin e Piramidës së Madhe dhe ajo ishte greke, jo egjiptiane.
/TV Arbëria