Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Fahri Xharra: Sulmet ndaj Esat Shalës dhe harresa e viktimave pas luftës sfidojnë drejtësinë në Kosovë

Fahri Xharra: Sulmet ndaj Esat Shalës dhe harresa e viktimave pas luftës sfidojnë drejtësinë në Kosovë

Fahri Xharra ka reaguar lidhur me sulmet dhe kërcënimet që merr Esat Shala nga serbët, duke e cilësuar atë si një nga pak fytyrat pozitive në Kosovë. Xharra thekson se serbët ende nuk kanë përballuar të kaluarën e tyre gjatë luftës së fundit dhe se shumë krime mbeten të pandëshkuara.

Sipas tij, nëse kriminelët e luftës do të ishin ndjekur me kohë, shumë viktima – përfshirë 16 mijë të vrarët dhe mbi 20 mijë femrat e dhunuara – nuk do të ishin harruar. Ai kujton gjithashtu mbi 1,600 fëmijë që u vranë gjatë luftës pa mundur të shijonin jetën, për të cilët nuk është ngritur asnjë memorial.

Xharra përfundon me një kritike të ashpër ndaj shoqërisë, duke e cilësuar si një komb me “memorie të shkurtër”, që fsheh krimet dhe dhunimet e së kaluarës.