Fahri Xharra përmes një postimi ka reaguar lidhur çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, shkruan TV Arbëria.
Ai ka thënë se qe 23 vite çështja e gjuhës shqipe mbeti nëpër gjykata.
Xharra ka cituar një përmbledhje të shkrimtarit nga Tetova, Fatmir Sulejmanit. Në këtë shkrim nga Fatmir Sulejmani thuhet se asnjë gazetarë, profesor, akademik nuk gjeti guxim të dalë në mbrojtje të gjuhës shqipe.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
A hala, shqiptarēt ne Maqedoni shqiptare, nuk arrijten mbrojtjen e gjuhes shqipe?
Qe 23 vjet pas luftes, mbeten 20 %- sh, e gjuha shqipe nëpër gjykata.(fxh)
Shkruan Fatmir Sulejmani
“Pas tri ditësh, Gjykata Kushtetuese do të sjellë vendim për ndryshimin e statusit aktual të Gjuhës Shqipe në RMV. Gjasat për degradimin e saj janë të mëdha, sepse këtë e duan partitë politike maqedonase; sepse asnjë gazetar, asnjë intelektual, asnjë profesor universitar, asnjë klerik, asnjë akademik, nuk gjeti kurajë dhe guxim qytetar për ta thënë një fjalë të vetme në mbrojtje të njërës prej gjuhëve më të vjetra e më të veçanta të Indoevropianishtes, të gjuhës së bashkëvendësve, me të cilët jetojnë bashkë prej shekujsh, të gjuhës së etnisë e cila e pranon shtetin, kombin, gjuhën dhe kishën maqedonase, që mohohen nga fqinjët tjerë: serbët, bullgarët dhe grekët.
Dua të besoj se GJK nuk do të marë vendim të padrejtë dhe politik për gjuhën e etnisë, e cila përbën një të tretën e popullatës së këtij vendi. Ndryshe do ta humbë pakthyeshëm besimin e shqiptarëve, të cilët drejtësinë e konsiderojnë si shtyllën qendrore të shtetit demokratik, multietnik, multigjuhësor, multikulturor dhe multifetar.”