Kryetari i Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj duke folur për TV Arbëria ka theksuar se si shoqatë kanë problemete e tyre, ngase bëhet fjalë për shëndetin e invalidëve të ushtrisë çlirimtare.
“Ligji e përcakton qartë që Qeveria, gjegjësisht ministritë përkatëse duhet ta zbatojnë sa i përket ndihmës dhe shërimit të invalidëve të luftës”, por deri me tani përveç pensioneve, nuk realizohet asnjë ndihmë si duhet për ish-luftëtarët e UÇK-së”, tha ai duke shtuar se ata prandaj hasin në vështirësi të madhe për shërim, trajtim, por edhe në sigurimin e protezave.
Shurdhaj ka theksuar mes tjerash se ka përfunduar viti 2023 dhe për invalidët e luftës nuk ndërtu asnjë protezë nga Qeveria, prandaj ai ka shtuar se gjendja e tyre është mjaft e rëndë, edhe nuk po ndihmohen në asnjë formë nga organet shtetërore.
Sipas tij edhe pensioni që marrin është mjaft modest, krahasuar me problemet shëndëtësore dhe jetësore që kanë invalidët por veteranët e luftës.
/TV Arbëria