Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Kryetari i AKB-së: Ngecje përgjatë mandatit trevjeçar të Qeverisë, s’ka fuqizim të prodhuesve vendas

Kryetari i AKB-së: Ngecje përgjatë mandatit trevjeçar të Qeverisë, s’ka fuqizim të prodhuesve vendas

Kryetari i Aleancës Kosovare e Bizneseve Agim Shahini, ka thënë se ka pasur ngecje përgjatë mandatit trevjeçar të Qeverisë Kurti, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejtë në ekonominë kosovare.

Shahini, thotë se Kosova rrezikon edhe sanksione tjera nga partnerët ndërkombëtar, kështu ai ka specifikuar ngecjet në tri fushat kryesore në vend; zhvillim ekonomik, integrim dhe diplomaci.

“Tri vjet pas qeverisjes ‘Kurti 2’, Kosova ka ngecur në zhvillim ekonomik po ashtu në integrim dhe Kosova për herë të parë jeton me një atmosferë sanksionuese të cilët këto sanksione kanë ardh nga BE, dhe pritet që sanksionet tjera të vinë prapë nga Bashkimi Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Shahini.

Ai konsideron se Qeveria Kurti nuk ka arritur t’i përmbush premtimet e veta në zhvillim ekonomik, dhe e sheh si të nevojshme që ekzekutivi të këndellet dhe kjo duhet të bëhet duke bashkëpunuar ngushtë me faktorët ndërkombëtarë.

“Ne nuk kemi asnjë njohje që tre vjet e këndej, prandaj Qeveria Kurti do duhej të këndellet mirë që qeverisja vendin ta dërgojë drejt zhvillimit, drejt integrimit duke bashkëpunuar ngushtë me faktorët ndërkombëtarë në të mirë të qytetarit, në të mirë të ekonomisë dhe në të mirë të gjithë partnerëve më të cilën tashmë jemi në fazën e festimit të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës”, deklaroi Shahini.

Poashtu ai theksoi se kjo qeveri nuk ka arritur që sa në këtë periudhë të fuqizojë prodhimin vendor, të fuqizojë numrin e rritjes të punësuarve dhe të eksporteve.

“Inflacioni nuk varet gjithmonë prej Kosovës, janë edhe faktorët e tjerë të cilët kanë qenë në turbulenca të mëdha në ekonominë globale, duke përfshirë luftën në Ukrainë, rritjen e çmimeve, mungesën e prodhimeve dhe rritjen e vazhdueshëm të importit.  Pavarësisht eksportit që shënojmë çdo herë rritje, prapëseprapë mbetën të vogla në krahasim me importet”, tha ai.

TV Arbëria

Themes by WordPress