Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti: Pashkët janë shpresë e ogur për një të ardhme më të mirë

Kurti: Pashkët janë shpresë e ogur për një të ardhme më të mirë

Kryeministri Albin Kurti, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkëve.

Kurti ka uruar që të kenë Pashkë të bardha e të t’lume.

“Gëzuar për të gjithë besimtarët katolikë, ditën e madhe të ringjalljes së hyjit, ditën e përjetësisë! Pashkët janë shpresë e ogur për një të ardhme më të mirë, bashkë e në paqe”, thuhet në urimin e kryeministrit.

Kurti më tej ka shtuar se kjo festë e shenjtë le të na kujtojë rëndësinë e harmonisë dhe të frymëzojë te ne kujdesin për tjetrin.

“Sot e përmot, Pashkët mbeten simbol i vlerave më të larta humane dhe fuqisë njerëzore për një jetë më të mirë për të gjithë”, ka uruar kryeministri. /Telegrafi/

 

Powered by WordPress