Është thënë shpesh se rikthimi i presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, jo vetëm që do ta ndryshojë Amerikën, por edhe botën. Dhe efektet e kësaj kthese tektonike politike, askund nuk janë duke u manifestuar më shumë se sa truallin politik të “kontinentit të vjetër”.
Fillimisht, ishte Sekretari i mbrojtës së SHBA-ve, Pete Hegseth, që deklaroi hapur gjatë një takimi me homologët e tij në Bruksel, (natyrisht gjatw fuhatws elektorale njw gjw tw tillw e kishte pohuar edhe presidenti Trump), se siguria evropiane nuk mund të jetë tash e tutje fokus primar i superfuqisë planetare, dhe se të parat duhet të mendojnë më shumë për vetveten. Dhe se një riorientim i tillw nuk rrjedh as nga ndonjë tradhti ndal vlerave demokratike apo e mungesës së përgjegjësisë ndaj fatit të aleatëve evropianë, por nga dinamikat e reja gjeopolitike globale e cila e kianw bwrw imperativ strategjik koncentrimin e SHBA-ve nw Azi-Pawqsor.
Në ndërkohë në samitin e NATO-së, të mbajtur në Hagë, 32 shtetet anëtare të Aleancës u pajtuan që deri në vitin 2035 t’i rrisin shpenzimet e tyre deri në 5 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm për mbrojtje. Kurse jo më larg se para dy dite, Brukseli dhe Uashingtoni u pajtuan për një traktat të ri ekonomik, sipas të cilit prodhimet e importuara nga BE-ja, do të nënshtrohen një takse të sheshtë prej 16 për qind. Po ashtu, kjo e fundit do të investojë në SHBA deri në 600 miliardë dollarësh (510 miliardë euro) dhe do të detyrohet të importojë nga SHBA-ja energji në vlerë prej 750 miliardë dollarësh”. Kuptohet një akord i tillë nuk u prit në mënyrë të njëllojtë nga të gjithë liderët evropianë. Edhe pse ajo u përshëndet si mundësia e fundit për të shmangur me të keqen ndërmjet dy ekonomive më të fuqishme, kishte të atillë sikur se kryeministri i Francës, François Bayrou, që e quajtën atë si një “ditë të errët” dhe kapitullim të Evropës në raport më SHBA-të. Sidoqoftë, këto janë vetëm disa nga ndryshimet e një transformimi të madh në Evropë. Nën dritën e këtyre zhvillimeve, studiuesi Ivan Krastev në punimin “ Trump’s Eurpoan Revolution” ka vënë në pah se tash e tutje zhvendosja primare do të jetë nga “projekti paqësor i paqes evropiane” drejt “projektit të luftës”.
Kuptohet, burimi kryesor i fillimit të kësaj kthese, gjendet në pushtimin e pa provokuar të Ukrainës nga Rusia, duke e bërë të domosdoshme rishikimin e politikave të sigurisë dhe mbrojtës. Madje shumica e publikut evropian ende nuk ka besim se mund të ia dal mbanë pa mbështetjen amerikane. Prandaj, kërkesa e tyre për ruajte të aleancës transatlantike më shumë se sa nga dashuria për Amerikën derivon mungesa e besimit në aftësive evropiane. Në fund të fundit, siç kishte shkruar shumë vite me parë studiuesi i njohur i marrëdhënieve ndërkombëtare Robert Kagan në librin e tij të njohur “Of Paradise and Power: America and Europe in the New World Order”, aspirata paqësore evropiane ishte garantuar nga ominprezenca e militare amerikane në truallin e këtij kontinenti. Por kjo nuk është e tëra. Tashmë ka filluar edhe konvertimi i identitetit të partive politike. Forcat e së djathtës ekstreme që deri dje avokonin për mbrojtje të sovranitetit shtetëror po shndërrohen në formacione transnacionale në favor të këtij “projekti revolucionar”, për dallim nga partitë tradicionale që po rrëshqasin në drejtim të mbrojtjes së sovranitetit evropian. Kështu, nëse deri dje ndarja kryesore politike ishte ndërmjet frymës trans-atlantike dhe asaj më armiqësore ndaj rolit global të SHBA-ve, ajo sot eklipsohet ndërmjet forcave politike pro-Trumpit dhe atyre kundër tij. E megjithatë, ky ndryshim ka prodhuar edhe një efekt tjetër.
Nëse deri dje shumë nga këto forca gjenin inspirim te modeli politik i presidentit rus, Vladimir Putin, si alternativë ndaj stërkeqjes morale të frymës liberale, sot këtë rol është duke e marr presidenti Trump, sepse pesha dhe ndikimi i të parit dita ditës po tkurret.
Se çfarë do të jenë implikimet afatgjata të këtyre zhvillimeve mbetet të shihet. Megjithatë, nuk mund të mohohet fakti, se Evropa politike që nga janari i këtij viti i është nënshtruar një ndryshimi “revolucionar”, duke bërë që ajo të mos jetë kurrë më e cila ka qenë gjatë këtyre tetë dekadave që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe veçanërisht që nga fundi i Luftës së Ftohtë.