Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Evropa që nuk do ta njohim më

Evropa që nuk do ta njohim më

Shkruan: Afrim Kasolli

Gjatës ditës së sotme kancelari gjerman Friedrich Merz e ka shokuar opinionin më një deklaratë të pazakontë se “shteti social gjerman nuk është më i financueshëm”, duke nënkuptuar kështu se do të ketë reduktime serioze në fondet që prekin“sigurimin shëndetësor, sigurimin e kujdesit afatgjatë për të moshuarit, pensionet apo përfitimet e papunësisë”.

Megjithatë, kjo kthesë radikale nuk është e rastësishme. Dhe ajo do të manifestohet jo vetëm në shtetin gjerman, por do të jetë fat i pashmangshëm edhe i shteteve tjera evropiane, që i ka karakterizuar në masë të madhe investimi në shtetin social,veçanërisht pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Sidoqoftë, parajsa post-historike evropiane ishte bërë e mundur në masë të madhe edhe fal investimit amerikan në sferën e sigurisë. SHBA-të e kishin barrën kryesore për ta garantuar këtë të fundit në truallin e kontinentit të vjetër, kurse qeveritë evropiane e kishin luksin ta mirëmbanin mirëqenien social. Mirëpo, fillimisht pushtimit brutal të Ukrainës nga Rusia, si dhe me ardhjen e Donlad Trumpit në krye të Shtëpisë së Bardhë duket qe edhe kjo skemë do të marr fund.

Tashmë kryeqendrat evropiane që janë edhe pjese e NATO-së nuk do të jenë në gjendje t’i neglizhojnë investimet në sferën e mbrojtjes. Madje, BE ka premtuar se do ndajë deri në 800 miliardë euro më qëllim të riarmatosjes së saj. Kurse NATO, pas presionit të presidentit Trump, është zotuar,”të investojnë deri në 5 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm në bazë vjetore për nevoja thelbësore të mbrojtjes dhe për shpenzimet që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë deri në vitin 2035”.

Në këtë kontekst këto investime nuk kanë si të bëhen ndryshe, pos duke i reduktuar benifitet e shtetit social. Madje edhe vetë kancelari Merz e përjashtoi skenarin që për ta mirëmbajtur këtë ritëm do të shtohen taksat mbi ndërmarrjet e mëdha dhe të mesme.

Një zhvillim i tillë tregon se tashmë Evropa sociale gradualisht po transformohet në Evropën militare. Dhe se një kalim i tillë po bëhet mbi kurrizin e shtresave më fragjile të shoqërisë. /TV Arbëria