Shkruan: Afrim Kasolli
Pas intervenimit dhe arrestimit të kryetarit të Venezuelës, Nicolas Maduro, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka shtuar presionin mbi Grenlandën.
Ai ka deklaruar se integrimi i këtij ishulli në kuadër të SHBA-ve duhet të bëhet për arsyeje të siguresë nacionale, sepse Danimarka nuk ka mundësi ta mbrojë atë nga apetitet kineze dhe ruse.
“Ne kemi nevojë për Grenlandën” tha shkurt Trump, sepse ajo është shumë strategjike tani. Grenlanda është e mbuluar gjithandej me anije ruse dhe kineze” dhe shteti danez “nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë.
Në këtë kontekst, drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se nuk e përjashton asnjë opsion në funksion të zbatimit të këtij synimi gjeopolitik, duke përfshirë edhe përdorimin e forcës. Kurse anëtari i kabinetit presidencial, Stpehen Miller ka deklaruar për CNN se “ne jemi superfuqi dhe ne do të sillemi si të tilla” duke e transmetuar kështu mesazhin se Amerika është e para dhe se nuk do të lejojnë që të cenohet ky parim nën e emerin e rregullave ndërkombëtare dhe detyrimeve kontraktuale ndaj aleatëve.
Tensione të tilla i kanë alarmuar vendet e Bashkimit Evropian, sepse siç dihet Grenlanda është ende nën sovranitetin e Danimarkës një vend anëtar si i BE-së ashtu edhe NATO-së.
Madje kryeministrja e këtij shteti, Mette Frederiksen, ka deklaruar se nëse ndodh ky skenar atëherë kjo do të shënonte fundin e aleancës transatlantike dhe rendit ndërkombëtar të pas Luftës së Dytë Botërore.
Mirëpo, siç kanë vënë në pah analistë të ndryshëm tashmë vendet evropiane janë një situatë pa shtegdalje. Ngase ato ose duhet ta kenë në anën tyre SHBA-në në mbështetje të Ukrainës, ose mund të konfrontohen me të për temën e Grenlandës, por në këtë mënyrë ka gjasa që t’’i humbin të dyja si përballimin e agresionit rus në Ukrainë ashtu edhe ishullin arktik.