Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Evropa me temperatura të larta, mbi 35 mijë të vdekur nga i nxehti

Evropa me temperatura të larta, mbi 35 mijë të vdekur nga i nxehti

Të paktën 35 mijë vdekje të tepërta janë regjistruar në Evropë gjatë valëve të njëpasnjëshme të të nxehtit këtë verë, sipas të dhënave paraprake.

Numri real pritet të jetë dukshëm më i lartë, pasi shifrat përfshijnë vetëm rreth gjysmën e kontinentit dhe nuk përfshijnë ende të dhënat e plota për gushtin.

Gjermania ka regjistruar numrin më të lartë, me rreth 14 mijë vdekje të lidhura me të nxehtin, ndërsa në Spanjë janë vlerësuar rreth 4,947 vdekje.

Në Francë, vdekjet e tepërta nga të gjitha shkaqet kanë arritur në rreth 7,300 gjatë periudhës së valëve të të nxehtit.

Ekspertët paralajmërojnë se bilanci përfundimtar pritet të rritet, pasi shumë vende ende nuk i kanë publikuar të dhënat për muajin gusht, shkruan The Guardian.