Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Evropa është bishti në Bruksel”, Malushaj në ‘ARB Debat’: Serbët kanë lobuar në anglisht pas luftës

“Evropa është bishti në Bruksel”, Malushaj në ‘ARB Debat’: Serbët kanë lobuar në anglisht pas luftës

Në emisionin ‘ARB Debat’ me gazetarin Rid Berisha, Hamdi Malushaj nga Evrotarget theksoi se serbët kanë përdorur anglishten për të lobuar pas luftës, veçanërisht në qarqet e vendimmarrjes.

Ai përmendi një koment nga Angela Merkel, e cila e kritikon ngadalësimin e proceseve të ndërtimit dhe shtoi se Brukseli, jo Evropa, është ai që merr vendimet.

“Serbët nuk kanë folur serbishtë pas lufte për neve, por kanë folur anglisht, atje në qarqe ku vendosin. Ata kanë lobuar, edhe p.sh Angela Merkel i ka thënë çka po pret se s’po e ndërton, dikush këtu i ka ndëgju bishtat në Bruksel, ka thënë Brukseli”, tha ai.

“Se kanë dëgjuar Merkelin se ajo nuk është Evropa por Evropa është bishti në Bruksel. A e dinë sa vendimet janë marrë këtu që s’janë pajtuar të gjithë. Po me pas marrë 815 megavat energji?”, deklaroi ai në ‘ARB Debat’./tvarbëria/