Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se ka arritur qëllimin e saj për vaksinimin e poliomielitit në Gaza.
Raundi i parë i vaksinimit ndaj poliomielitit në Gaza ka të ngjarë të ketë arritur objektivin e tij, me më shumë se 552,000 fëmijë që kanë marrë tashmë dozën e parë, tha OBSH sot, në ditën e fundit të fushatës së vaksinimit.
“Ne kemi besim se ndoshta e kemi arritur qëllimin,” tha në një konferencë shtypi Richard Peeperkorn, përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në territoret palestineze.
Gjithashtu OBSH deklaroi sot se kishte evakuuar afro 100 persona, duke përfshirë dhjetëra fëmijë nga Gaza në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke bërë thirrje për rifillimin e transferimeve të rregullta mjekësore jashtë enklavës.
“Ky ishte evakuimi më i madh deri më tani nga Gaza që nga tetori i vitit 2023,” tha për gazetarët Richard Peeperkorn, Përfaqësuesi i OBSH-së për territorin e pushtuar palestinez, duke iu referuar një operacioni që u zhvillua të mërkurën.