Shkruan: Arben Fetoshi
( Pse tolerimi i mëtejshëm i ‘dualitetit’ të Vuçiqit është kërcënim)
Shkon në Kiev, por nuk e nënshkruan Deklaratën e Përbashkët në mbështetje të Ukrainës (Blic.rs, 15.07.2026)
Shkon në Kiev, por nuk bën homazhe te ushtarët e rënë në mbrojtje të Ukrainës (N1, 15.07.2026)
Ky është “europiani” që vazhdon me dinakërinë e përfitimit në rrugën drejt BE-së, ndërsa i qëndron besnik Putinit.
Duke e sfiduar parimin e ‘moskundërshtisë’ së Aristotelit (edhe me Ukrainën edhe me Rusinë), Vucciq po tenton atë që logjika e përjashton si të pamundur: Serbia në BE – Rusia në Ballkan.
Me të njëjtën strategji, në samitin e pestë “Europa Juglindore-Ukraina” që u mbajt në Kiev, tha se deklarata e Paunoviq nuk e shpreh vullnetin e tij dhe në të njëjtën kohë e mori në mbrojtje përmes fabrikimit nxitës të 250 mijë serbëve të spastruar etnikisht në Kosovë.
Sepse, Millosheviqi është politika që i bashkon dhe njëkohësisht i ndan.
Nacionalizmi i tërbuar si shkak i “ccmimit të madh”, duhej ripaketuar në një politikë më të sofistikuar për “Botën Serbe”. Atë që kishte dështuar ta bënte Millosheviqi, do ta dëshironte edhe Vucciqi, por vetëm duke e “mohuar”.
“Millosheviqi ishte një lider i madh serb, qëllimet e tij ishin sigurisht më të mirat, por rezultatet tona ishin shumë më të këqija”, deklaronte Vucciq më 9 shtator 2018 në Mitrovicë të Veriut (Predsednik.rs, 09.09.2018).
Prandaj, tolerimi i mëtejshëm i ‘dualitetit gjeopolitik’ të Serbisë është kërcënim.
“Qëllimet më të mira” të Millosheviqit nënkuptojnë revizionimin e historisë për luftërat në ish-Jugosllavi, ndërsa revizionimi e ka kusht jo vetëm zhbërjen e vendimeve për gjenocidin dhe kriminelët serbë të dënuar nga drejtësia ndërkombëtare, por edhe pranimin e ‘agresionit’ të NATO-s që e ndali atë në vitin 1999.